Këngëtarja e Vida Kunora, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Ora News.
Në një rrëfim tejet të sinqertë, ajo ka zbuluar një histori të trishtë të jetës së saj, ku dyshonte se bashkëshorti i saj nuk ishte besnik.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse ajo do të ndahej po të zbulonte se bashkëshorti kishte kishte patur një lidhje 5-vjeçare, këngëtarja tha se familja nuk prishet për asnjë arsyje. Më pas ajo rrëfeu për herë të parë një histori gjatë kohës që ishte shtatzënë:
“Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër. Në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën.
Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova.
Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë”(qesh)