Ditën e sotme tre tërmete të njëpasnjëshme kanë “shkundur” Italinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare, e cila thotë se epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në Italia Qendrore.
Gjithashtu bëhet me dije se magnituda e tërmetit të parë ka qenë 2.7 Rihter, e tërmetit të dytë 3.0 dhe e tërmetit të tretë 4.0 Rihter.
Mediet në Itali raportojnë se nuk ka pasur dëme materiale, ndërkohë bëhet me dije se të tre tërmetet janë regjistruar nga ora 05:30 deri në orën 07:08 të mëngjesit të sotëm.