Një i ri është arrestuar ditën e sotme pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis në makinën me të cilën po lëvizte.
Në pranga ka rënë 21-vjeçari Rexhino Lame nga fshati Kullë, ndërsa është vënë nën hetim dhe një tjetër person, i cili ishte pasagjer në makinë në momentin kur u ndalua nga policia, F.L, 21-vjeç.
Pasi efektivët gjetën lëndën narkotike të makina e 21-vjeçarit Lame, kryen një kontroll edhe në banesën e tij ku gjetën dhe sekuestruar dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.