Franca dhe Maroku luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës. Në qytetin e Al Khor dy skuadrat do kërkojnë biletën e mbetur për në finalen kundër Argjentinës. Mediat në Francë bëjnë me dije se trajneri Deschamps do ketë dy mungesa të rëndësishme në formacionin startues.

Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano janë të sëmurë dhe për shkak të temperaturës së lartë nuk u stërvitën me “Gjelat”. Në vend të tyre Deschamps ka programuar për në fushë Konate dhe Fofana.

Franca: Lloris – Koundé, Varane, Konaté, T. Hernandez – Griezmann, Tchouaméni, Fofana – Dembélé, Giroud, Mbappé