Trajnerja e meditimit, Jori Çomani thotë se midis duarve, kemi elekttricitet në rastet kur jemi një situatë të stresuar apo të tensionuar.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çomani nënvizoi se duart kanë potencialin më të fuqishëm për të përcjellë dhe për të marrë energji.
“Janë disa lëvizje të trupit, në një formë të caktuar, të mirëmenduar, është një teknikë e dalë nga Kina para 15 vjetësh, që sot në Japoni dhe në Kinë, praktikohen në mënyrë të përditshme. Njerëzit i shikon nëpër parqe që e bëjnë këtë teknikë, me qëllim shërimin e njerëzve. Kjo është një farë meditimi në lëvizje, meditim aktiv.
Nëse je në një situatë shumë stresante, të tensionuar, nëse ke nevojë që të jesh e përqëndruar ose të kthehesh te vetja, ne themi që midis duarve, kemi elektricitet, magnetizëm, lëviz energjia. Në përgjithësi, duart janë ato që kanë potencialin më të fuqishëm për të përcjellë dhe për të marrë energji. Nëse e keni vënë re, bëhet elektricitet, sepse përcjellin ose marrin. Një përcjellës elektrik me pak fjalë”, theksoi ajo.