Kryeministri Edi Rama e krahasoi opozitën me personazhet e filmit shqiptar “Koncert në vitin 1936”.

Në një prononcim për mediat në mbyllje të ceremonisë inaguruese për nisjen e punimeve për godinën e re të Teatrit Kombëtar, Rama tha se protestuesit janë të lirë të kenë fantazi dhe ta çojnë çështjen në Strasburg, përsa kohë që nuk përdorin dhunën.

“Cingijet e atij koncerti nuk ishin, por protagonistët po. Ka një hije që e ndjek Shqipërinë nga pas. Jua kam thënë, ka 100 vite. Unë nuk kam lidhje me kërkesën e tyre për Strasburgun.

Janë të lirë të fantazojnë përsa kohë e bëjnë në mënyrë paqësore. Përsa i përket përmbajtjes, kush do qan, kush do, qesh, kush do ju përshëndet, si unë.”-tha Rama.