Kryeministri i Austrisë Karl Nehammer në një intervistë për Report TV tha se BE duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor për sfidat që ka përpara. Ai theksoi se samiti dhe mikpritja e mikut tim Edi Rama ishte e shkëlqyer.Arbër Hitaj: Çfarë mund të na thoni në lidhje me samitin ditën e sotme?
Karl Nehammer: Mbi të gjitha me duhet të falenderoj kryeministrin Edi Rama për mikëpritjen. Shqipëria është një vend që mund të themi e ka të ardhmen në Bashkimin Europian. Por kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ishte një samit shumë i mirë dhe një mesazh përfekt për të ardhmen.
Arbër Hitaj: Cilat mendoni se janë sfidat kryesore që ka rajoni I Ballkanit në këto kohë?
Karl Nehammer: Besoj se janë disa sfida që duhet ti përballojmë së bashku, energjia dhe kostot, rritja e inflacionit. Duhet të përpiqemi dhe të gjejmë rrugë të reja, për ta përballuar. Prandaj kemi vendosur ti japim rajonit 1 mld euro, për të investuar në energji. Kjo është e rëndësishme për popullin në këtë rajon. Unë besoj se jemi në një rrugë të mbarë.
Arbër Hitaj: Faleminderit.
Home Lajme Aktualitet Kancelari i Austrisë: Duhet të mbështesim Ballkanin Perëndimor për sfidat që ka!...