Dembelë, aspak aktivë dhe indiferentë. Nuk e shtyjnë veten fort për të punuar natë e ditë e për të arritur sukses, famë apo thjesht para.

Të gjithëve na pëlqen të bredhim me pizhame dhe të hamë patatina në divan gjatë fundjavave. Të bëjmë shopping, të shikojmë filma e seriale. Por ka disa njerëz që duan t’i bëjnë këto gjëra pothuajse çdo ditë. Ata kënaqen duke qenë joproduktiv.

Katër shenja të zodiakut janë më së shumti në këtë grup. Cilët?

Demi

Demi nuk ka lindur për t’u futur në zyrë çdo ditë dhe për të bërë një jetë monotone. Ata nuk kanë temperament për të punuar shumë ose për të shtyrë veten përtej limiteve. Ata duan të jetojnë të qetë, të rrethuar nga luks, pa pasur nevojë të punojnë për të.

Luani

Luanët duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata janë krijues dhe pasionantë, por jo domosdoshmërisht punëtorë të zellshëm. Ata pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, por nuk duan të punojnë shumë për t`i fituar gjërat. Ata janë të talentuar dhe tërheqës, por përtacia e tyre tenton të lërë në hije cilësitë e tyre.

Shigjetari

Shigjetarët nuk duan të jenë të kufizuar. Ata duan të eksplorojnë, të udhëtojnë dhe të jenë të lirë. Sigurisht, ata punojnë pasi u duhen para për të udhëtuar nëpër botë, por nuk bëjnë ndonjë përpjekje shtesë për të shkëlqyer mbi kolegët e tyre ose për të qenë punonjësi i vitit! Ata thjesht punojnë sepse duhet dhe se kanë dëshirë.

Ujori

Ujori ka ëndrra dhe ambicie të mëdha, por ka tendencën të mos i zbatojë. Ata kanë një plan por nuk duan ta ndjekin atë! Ata janë të mprehtë dhe inteligjentë, por jo të përkushtuar.