Lidhur me pallatin në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, pas tërmetit të 2019, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se vendimi është marrë nga Instituti i Ndërtimit, i cili e ka rikonfirmuar këtë vendim edhe pak ditë më parë.“Unë jam kryetar i bashkisë, nuk jam zonja Eni që të merrem me çështje familjare. Si kryetar i Bashkisë, me një koleg drejtor të Institutit të Ndërtimeve kemi shkëmbyer shkresa edhe në javët e fundit. Është rikonfimuar vendimi i inxhinierëve. Këto muhabetet për pajtim familjar janë çështje për zonjën Eni, nuk janë detyrë e kryetarit të Bashkisë. Shumë prej këtyre politikanëve bëjnë të njëjtën gjë që bënë edhe në Thumanë. Në Thumanë, pas tërmetit të shtatorit, patëm disa problematika dhe menjëherë erdhi tërmeti i nëntorit. Ishin këta që thanë i vrau shteti. Pse nuk i nxorët ju edhe pse njerëzit nuk donin të dilnin, pse nuk i nxorrët ju, edhe pse dëmet ishin më të vogla se sa tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj. Veliaj u shpreh se kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës, është Lulzim Basha i radhës, që përdoret për t’i hedhur hi syve të qytetarëve. “Kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës është thjesht Luli i radhës, që duhet të përdoret mish për top edhe për t’í hedh hi syve të njerëzve. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk më rezulton se kanë bërë njeri me shtëpi. Më rezulton se Edi Rama, Erion Veliaj dhe shumë kolegë të tjerë bashkiakë, kanë bërë mijëra njerëz me shtëpi. Ai që ka bërë 1 mijë shtëpi mund të bëjë edhe 1001. Ata që kanë shtuar shtëpitë e tyre, si bëri Saliu me Lulin dhe Iliri me Monikën gjatë pandemisë dhe kohës së tërmetit ku meazallah se ndihmuan një njeri, nuk mendoj se janë shpresa. Kushdo të kandidojë për ta është thjesht një fotokopje dhe një Luli i radhës. Por, siç thashë, këto janë muhabete familjare, këto janë për emisione të tjera”, tha Veliaj.
Këlliçi protestoi për shembjen e pallatit në rr. Myslym Keta, Veliaj: Kush kandidon në emër të Berishës dhe Metës është Luli i radhës
FOTO/ Atentati që mbylli një epokë dhune: Si u ekzekutua Arkani në Beograd?
Paramilitari serb Zheljko Razhnatoviç, i njohur si Arkan, u vra me armë zjarri në hollin e Hotel Intercontinental në Beograd. Sipas hetimeve, ai u...
21 Janari 2011, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese...
Nga Niazi Jaho
Pak fjalë për tragjedinë e 21 Janarit 2011
Nuk do të them asgjë të re nga ato që janë thënë dhe shkruar, por...
Vuçiç: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Trump Jr., e pres të vijë në Beograd
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se marrëdhënia e tij me djalin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është e shkëlqyer.
Vuçiç u tha gazetarëve në...
E FUNDIT | Prokurorja e SPAK “shkatërruesja e balancave”, Doloreza Musabelliu, merr në dorë...
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se prokurorja Musabelliu ka urdhëruar që të kërkohet informacion zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rezultatet e...
Peleshi pritet nga homologu italian: Shqipëri-Itali, partneritet strategjik për të ardhmen europiane
Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me...
Gjysmëtëvërtetat e PD-së që nuk e lënë të fitojë
Nga Redi Shehu
Debati rreth të ardhmes së Partisë Demokratike, ndoshta për shumë veta është bërë i bezdisshëm. Për disa të tjerë duket i kotë,...
Sqarimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.
Sipas...
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin
Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk...
“Moment kritik për botën, lufta është shumë afër”, Shefja e diplomacisë së BE-së: Duhet...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u tha privatisht ligjvënësve se gjendja e botës nënkuptonte se mund të ishte një “moment...
Gara për numrin dy të BKH-së: Hapet procedura për Zëvendësdrejtorin e Hetimit Kundër Korrupsionit...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur zyrtarisht hapjen e procedurave për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të BKH-së, një pozicion kyç në strukturën që heton korrupsionin...




















