Lidhur me pallatin në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, pas tërmetit të 2019, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se vendimi është marrë nga Instituti i Ndërtimit, i cili e ka rikonfirmuar këtë vendim edhe pak ditë më parë.“Unë jam kryetar i bashkisë, nuk jam zonja Eni që të merrem me çështje familjare. Si kryetar i Bashkisë, me një koleg drejtor të Institutit të Ndërtimeve kemi shkëmbyer shkresa edhe në javët e fundit. Është rikonfimuar vendimi i inxhinierëve. Këto muhabetet për pajtim familjar janë çështje për zonjën Eni, nuk janë detyrë e kryetarit të Bashkisë. Shumë prej këtyre politikanëve bëjnë të njëjtën gjë që bënë edhe në Thumanë. Në Thumanë, pas tërmetit të shtatorit, patëm disa problematika dhe menjëherë erdhi tërmeti i nëntorit. Ishin këta që thanë i vrau shteti. Pse nuk i nxorët ju edhe pse njerëzit nuk donin të dilnin, pse nuk i nxorrët ju, edhe pse dëmet ishin më të vogla se sa tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj. Veliaj u shpreh se kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës, është Lulzim Basha i radhës, që përdoret për t’i hedhur hi syve të qytetarëve. “Kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës është thjesht Luli i radhës, që duhet të përdoret mish për top edhe për t’í hedh hi syve të njerëzve. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk më rezulton se kanë bërë njeri me shtëpi. Më rezulton se Edi Rama, Erion Veliaj dhe shumë kolegë të tjerë bashkiakë, kanë bërë mijëra njerëz me shtëpi. Ai që ka bërë 1 mijë shtëpi mund të bëjë edhe 1001. Ata që kanë shtuar shtëpitë e tyre, si bëri Saliu me Lulin dhe Iliri me Monikën gjatë pandemisë dhe kohës së tërmetit ku meazallah se ndihmuan një njeri, nuk mendoj se janë shpresa. Kushdo të kandidojë për ta është thjesht një fotokopje dhe një Luli i radhës. Por, siç thashë, këto janë muhabete familjare, këto janë për emisione të tjera”, tha Veliaj.
Këlliçi protestoi për shembjen e pallatit në rr. Myslym Keta, Veliaj: Kush kandidon në emër të Berishës dhe Metës është Luli i radhës
Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut
Nga Eduard Zaloshnja
Pasi lexova shkrimin “Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar” të Lutfi Dervishit, të botuar në disa portale, mora shtysën (mora spunton, thuhet...
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, pasdite përmirësim, parashikimi i motit
Zona me presion të ulët atmosferik vijon të jetë aktive në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe temperature të ulëta në territorin e Shqipërisë...
Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.
Ngjallja e...
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesat e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të...
Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit,...
Ukraina ka shtuar kërkesat ndaj SHBA, pasi kërkon mjete ajrore pa pilot (UAV) nga Shtetet e Bashkuara, por Uashingtoni heziton t'i dërgojë modelet MQ-9...
Shqipëria, destinacion magjepsës
A keni ëndërruar ndonjëherë të shkoni me pushime në plazh pa menduar se sa do t’ju kushtojë argëtimi? Epo, ekziston një mënyrë për të...
Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri… horoskopi për sot
Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Të shtunën koha më e nxehtë për dashuri vjen në ditët në vijim. Në punë, nëse mendoni...
Takimi me shqiptarët, Rama: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim turin e...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvilloj një takim...
E papritur! Ftesa për opinioniste në BBVIP, Einxhel Shkira i zë vendin Arbër Hajdarit?E...
E ftuara e kësaj nate në “Cherry on Top” ishte moderatorja Einxhel Shkira, e cila foli për jetën e saj pas një shkëputje të...
Trondit vjehrra: Dashnori i nuses donte të vriste djalin para gjykatës. 35-vjeçarja pohon “live”...
Në Emisionin ‘Me Zemër të Hapur’në News24, me autore dhe moderatore Evis Ahmetin është trajtuar sot dhimbja e një gjysheje që endet rrugëve për...