Interi është një nga klubet e interesuara për Marcus Thuram. Sulmuesi francez po luan sezonin e fundit me M’Gladbach dhe në verë do dalë lojtar i lirë. Për 25-vjeçarin interesohen edhe Bayern Munchen e Newcastle, por klubi italian ka nisur aksionin për të firmosur një parakontratë në shkurt me lojtarin e kombëtares franceze.
Drejtues të Interit kanë takuar agjentin e Thuram në Katar, teksa kanë gati një ofertë 5-vjeçare me 5 milionë euro pagë sezonale. Lojtari i lindur në Parma dhe rritur në Torino, ishte afër klubit italian edhe në verën e vitit 2021, por operacioni dështoi prej dëmtimit të tij.
Tani pritet përgjigja e sulmuesit potent, të cilit Interi është gati t’i dhurojë një rol si protagonist në ofensivën e Simone Inzaghit.