Kejvina Kthella është një nga modelet më të komentuara në Shqipëri. Por, sigurisht që fotografitë ‘e nxehta’ që ajo poston herë pas herë nuk marrin vetëm komente pozitive. Në një bisedë me Tea Trifonin dhe Kiara Titon, ajo tregoi disa prej këtyre rasteve. Kejvina: Më thotë njëra mua, i bën photoshop fotove. I shof foton e profilit dhe e kishte face app komplet.
Tea: Si mund të më gjykosh mua me bikini, kur vetë e ke profilin të tillë Kejvina: Këta pa moral, bëjnë moral. Por mua më pëlqen edhe kur më shajnë. Tea: Mua s’më intereson fare.
Megjithatë hyrja e Kejvinës shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”. Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe se publiku do të zgjidhnin nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhen” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm. Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2.