Cristiano Ronaldo nuk e ka vendosur ende të ardhmen. I përfolur për një kalim te Al-Nassr në Arabinë Saudite, ylli portugez duket se është në pritje të ofertave duke qenë një lojtar i lirë. Në lidhje me kalimin e sulmuesit te klubi i tij, presidenti i Al-Nassr, Musli Al-Muammar duket se ka një tjetër mendim në lidhje me ato që mediet ndërkombëtare kanë shkruar.
“Cristiano Ronaldo në klubin tuaj? Nuk është e vërtetë. Shumë nga ato që shkruajnë mediat nuk janë të sakta”, tha Musli Al-Muammar.
Ndërkohë që Ronaldo është në pritje të ofertave, Marca në Spanjë njoftoi se Al-Nassr në Arabinë Saudite janë të gatshëm të ofrojnë kontratë për 2 vite e gjysmë, me një pagë prej 500 milionë euro në total. Duket se presidenti i Al-Nassr përgënjeshtron diçka të tillë, ndërsa thotë se jo gjithçka që flitet është e vërtetë.