Kreshnik Spahiu është shprehur se protesta e 6 dhjetorit dita kur do të mbahet dhe Samiti BE-Ballkan Perëndimor është vetëvrasja e PD-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se kreu i PD-së Sali Berisha i ngjan një protestuesi që del para kamerave dhe djeg veten.
“Parimisht një Sali Berishë që ka 32 vite në politikë duhet të shfaqej si një baba i kombit si një njeri i maturuar si një njeri i paqes.
Berisha mund të protestonte 364 dit, por jo ditën kur do vijnë 25 liderët botërorë.
Të thonë me një fjali kush është motivi që protestojnë. Ku lidhet kauza e protestës me ardhjen e 25 kryeministrave, prandaj Sali Berisha nuk po bën gjë tjetër veçse i ngjan një protestuesi që del para kamerave dhe djeg veten.
Protesta e 6 dhjetorit është vetëvrasja e PD-së”- tha ai.