Juristi Kreshnik Spahiu thotë se sulmi ndaj Sali Berishës ditën e samitit në Tiranë ishte një skenar për të prishur atmosferën e samitit të BE në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albabnia Spahiu u shpreh se sot ka qenë një grusht për të prishur dasmën evropiane në tiranë, çka bëri që Berisha të marrë të gjithë vëmendje që në fakt duhet ta merrte samiti, sipas tij ngjarja më e rëndësishme politike për Shqipërinë në 32 vjet.
“A ishte i interesuar Rama të prishte dasmën e tij, do ja bënte autogolin vetes?
Rama është i interesuari i fundit për të rrahur Berishën, ka pasur 10 vjet mundësi ta bëjë këtë, dhe duhet ta bënte pikërisht sot? Sot ka qenë një grusht për të prishur damën evropiane në Tiranë.
Kjo ngjarje ishte për të dëmtuar një njëri Edi Ramën, për të dëmtuar Shqipërinë në ditën më të rëndësishme në 32 vjet demokraci.
Në 32 vite është rrahur çdo rival politik i Sali Berishës, por nuk mendoj se sot u mblodhën gjithë rivalët për t’u hakmarrë ndaj tij”, tha Spahiu.