Ditën e sotme u mbajt ceremonia e nisjes së punimeve për godinën e Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të përfaqësojë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse në kryeqytetin shqiptar, një financim i plotë nga buxheti i shtetit.
Projekti i ri është dizajnuar nga një prej arkitektëve më të njohur të kohës sonë, Bjarke Ingels.
Në fjalë e tij Rama tha se me vjen mire që, më në fund të gjitha këto u fashitën (paragjykimet), patjetër që nuk e heq veten mënjanës sepse besoj që uniteti i krijuar mes aktoreve lidhej edhe me faktin që unë ja kisha shpallur luftën asaj godine qysh në vitin 1998, kur u bëra Ministër Kulture. Dhe kaloi shumë kohe, kur mendon se nga 98, deri më sot mund të ishin hedhur hapat e nevojshme, dhe mund ta kishim Teatrin Kombëtar shumë kohë më parë.
“Por, nga ana tjetër, besoj që për hir të vërtetës, nuk do të kishim pasur këtë projekt që kemi sot.”
Kryeministri Edi Rama vazhdoi duke thënë se mund të kishim pasur patjetër një teatër kombëtar, të mirë, modern, me kushte optimale për qoftë për komunitetin e aktorëve, qoftë të spektatorët, por nuk do kishim arritur në këtë projekt. Ky projekt shkon përtej një teatrit kombëtar të mire për Shqipërinë, ky projekt është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash, të cilat praktikisht e kanë nxjerrë Tiranë jashtë vetes, jashtë kornizës së vjetër të vetes dhe kanë projektuar si një kryeqytet evropian, ku ndodhin gjëra dhe ku bëhen gjëra që tërheqin vëmendjen e të tjerëve.
Hapësirat e reja të teatrit do të jenë gati 9 herë më të mëdha dhe janë të konceptuar në tre zona funksionale.
Kështu, “Front of house”, është një zonë e dedikuar posaçërisht për të ndërvepruar vizitorët, ndërsa “Back of house”, e përshtatur për ambientet administrative, teknike dhe hapësirat e nevojshme për aktorët.
Ndërsa, salla kryesore në qendër, prej formës së saj krijon 4 hapësira kryesore performimi, e përshtatshme për të akomoduar rreth 1514 spektatorë në total.