Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor. Ajo ka thënë pas takimit me Kryeministrin Rama se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm Vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë është shumë e rëndësishme që të përshpejtohet procedura për integrimin e këtyre vendeve për në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë pikë kemi shumë për të folur. Italia është tërësisht e angazhuar për të bërë më shumë për shumë çështje. Ju mund të keni bisedim te Italia”, tha Meloni.