Nga Kreshnik Spahiu/
Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës.
Për herë të parë që nga 28 Nëntori 1912 kur krijuam shtetin shqiptar nuk kishte ndodhur që të gjithë “kokat” e Europës të mblidheshin në Shqipëri.
Qindra gazetarë dhe media të huaja “pushtuan” sheshin para stadiumit.
Edi Rama po përjetonte ditën e tij historike.
Ai po shijonte një ëndërr që nuk e realizoi dot asnjë kryeministër në 110-vite shtet shqiptar.
Vëmendja e gjithë opinionit ishte në Tiranë.
Shqipëria ishte sot e përkëdhelura e Perëndimit.
Shqipëria ishte e përzgjedhura e liderëve botërorë si shteti dhe populli më pro-Perëndimor në Ballkan.
Stadiumi kuqezi “Air Albania” ishte oda e pritjes së mysafirëve, ndërsa Ura e Lanës ishte WC-ja e jashtëqitjeve të shekullit të 21.
Krejt papritur buzë lanës, atje ku prej dekadash urinojnë fundërrinat e qytetit u shfaq një person i paguar për të goditur dhe dhunuar ish-kryeministrin, Sali Berisha.
– E goditi para kamerave
– E goditi në Bulevard
– E goditi në mes mbështetësve
– E goditi në të njëjtën orë kur Macron dhe Scholz po flisnin para kamerave për të ardhmen e Shqipërisë.
Komentet kanë pushtuar mediat me interpretime të ndryshme:
Dikush e quajti KARMA,
Dikush e quajti hakmarrje,
Dikush e quajti poshtërim,
Dikush e quajti dhunë,
Dikush e quajti njeri të qeverisë,
Dikush e quajti të çmendur,
Ne kemi 32-vjet që kemi përjetuar rrahjen e dhjetëra politikanëve.
Të gjithë i ka rrahur Sali Berisha në 32 vjet:
– Rrahu Fatos Nanon në burgje
– Rrahu Edi Ramëm me leva kokës
– Rrahu Paskal Milon,
– Rrahu Arben Imamin në shesh,
– Rrahu Skënder Gjinushin,
– Rrahu Genc Pollon,
– Rrahu Pandeli Majkon,
– Rrahu Blendi Gonxhen,
Por a mendoni ju se, KARMA ja ktheu mbrapsht “dajakun” me të njëjtën mënyrë siç ja bëri kundërshtarëve?
– Jo, dhuna e sotme nuk e poshtëroi Berishën por e faktorizoi,
– Jo, dajaku publik nuk i interesonte kundërshtarëve të Berishës,
– Jo, rrahja e Berishës nuk është akt patriotik por anti – shqiptar
– Jo, grushtet mbi Berishën nuk janë garë politike por taktikë për destabilizim.
Njeriu i fundit që do kish interes për ta rrahur Sali Berishën sot, do ishte Edi Rama.
Sot ishte e vetmja ditë që Rama nuk do e faktorizonte Berishën.
Grushtet mbi Sali Berishën, shkëputën vëmendjen nga samiti i BE dhe nga dita magjike e Edi Ramës.
Sot në Tiranë ishin ulur këmbëkryq shërbimet sekrete të Perëndimit dhe Lindjes.
E çfarë mund të ishte çelsi magjik për ta hedhur në erë ditën historike të shqiptarëve?
Rrahja publike e Sali Berishës ishte “atentati” për ta faktorizuar si lider politik të opozitës dhe për ta damkosur Tiranën Europiane në sytë e liderëve Perëndimor.
Asnjë shqiptar nuk e dëshironte sot poshtërimin e Sali Berishës, sepse mjaftojnë 364 ditë të tjera të vitit për ta bërë atë.
Për këto arsye, pyesni veten: Kujt i interesonte sot, rrahja e Sali Berishës dhe lënia në hije e samitit të Bashkimit Europian në Tiranë?
Rama kishte mundësinë, 10-vitet e fundit te rrihte apo ta grushtonte Sali Berishën me pushtetin dhe levat e tij, por nuk e bëri asnjëherë.
Sot personi më i painteresuar për ta dhunuar Berishën, ishte Rama.
Sot, Rama e donte 1000% reklamën mediatike për vete, jo për Saliun.
A mendoni që Rama është aq budalla, sa të bënte sot auto-gol në finalen e “Kampionatit Europian” në Tiranë?