Nga Ardit Rada
Grupi i hackerave që ka sulmuar sistemin online të Shqipërisë ka ardhur me një reagim të pazakontë këtë të hënë.
Teksa kanë publikuar certifikatat e sigurisë për disa punonjës të administratës, të bie në sy “vula” e re që kanë përdorur këtë radhë.
Me ç’duket, “HomelandJustice” akuzon se në emrin e tyre është krijuar një tjetër grup. Bëhet fjalë për rrjetin Telegram ku një grup me po të njëjtin emër, por me mbi 26 mijë anëtarë rezulton të mos jetë burimi kryesor.
Pas një investigimi të thjeshtë, rezulton se ky grup perveçse merr materiale nga grupi original dhe i shpërndan me disa minuta vonëse, poston herë pas here edhe mesazhe kundër ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.
Po ky grup, që rezulton të jetë I klonuar, publikoi ditën që Sali Berisha u godit me grusht një mesazh ku shprehet se Gert Shehu figuron në rekordet e Policisë. Ky publikim erdhi pikërisht gjatë kohës që Berisha e akuzoi Shehun si agjent të Policisë.
Këto janë vetëm dy raste sesi mes materialeve të tjera që kopjon nga origjinali, grupi në fjalë shpërndan edhe mesazhe që kanë të bëjnë me politikën e brendshme të Shqipërisë. Pyetja është, cili fshihet pas grupit të klonuar?
1 – Grupi i klonuar jep mesazhe politike kundër qeverisë dhe SHBA. Sic duket në faksimile, kjo foto e Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim mungon në grupin e parë:
2 – Në datat 6 dhe 9 Dhjetor, grupi i klonuar ka postuar për agresorin e Berishës këtë informacion, direkt pasi Berisha e akuzoi atë si agjent të Policisë. Ky mesazh nuk është shpërndarë nga grupi fillestar i cili nuk ka asnjë postim në këto data.
3- Vonesa e publikimit në orare që vërteton se grupi me 26 mijë anëtarë kopjon materialet e grupit fillestar:
4 – Watermark i përdorur nga “Homeland Justice” që akuzon si fals grupin që shpërndan materiale kundër Yuri Kim: