Në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka folur për mbajtjen e samitit të BE në Tiranë duke thënë se është vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve. Po ashtu thekson se nuk janë penguar asnjëherë për të qenë në tryezën e Europës, ndonëse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE.

“Për hërë të parë në një vend jo të BE për samit që KiE zhvillon bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Një vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve për të vendosur në Tiranë këtë stacion të një rrugëtimi që për arsye të cilat i kemi thënë dhe do i shtjellojmë më tutje, po bëhet një rrugëtim gjithmonë e më i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave. Është një kthesë strategjike në historinë e BE të shumë viteve të fundit, kjo kthesë drejt një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe modestisht duhet ta them se kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për tu vlerësuar e konsideruar ndryshe. Është një kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim, por është dhe një vlerësim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, por në mënyrë të mirëmenduar. Në tryezën e Europës jemi ulur mes të barabartëve ndonëse e dimë rrugën që duhet të bëjmë për tu bashkuar si anëtarë, s’jemi penguar asnjëherë për të qenë të drejpërdrejtë dhe për t’i thënë ashtu sic janë”, tha Rama.

https://fb.watch/hcbzfr3LMm/?mibextid=v7YzmG