Paqja është mesazhi që Arqipeshkëv Angelo Massafra jep për Krishtlindjen. Situata në botë, por edhe në vend është frymëzimi i mesazhit të tij për të gjithë besimtarët e krishterë, por jo vetëm.
MESAZHI I KRISHTLINDJES 2022
Të gjithë atyre që do t’u arrijë ky mesazh u uroj paqen që solli Jezu Krishti, duke ardhur në këtë botë, me lindjen e tij.
Mesazhi tradicional i Krishtlindjes që zakonisht dërgoj para solemnitetit të Krishtlindjes nuk mund të ketë tjetër temë përveçse atë të paqes, në fund të një viti të shënuar nga lufta e trishtuar, që është duke prishur fytyrën e bukur të Europës sonë me plagë të thella.
Ndërsa fuqitë botërore janë duke u përpjekur që t’i vlerësojnë pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të kërkojnë mënyra konkrete për zgjidhjen e konfliktit, ekonomia botërore po vuan efektet e saj me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfra; në mënyrë të veçantë e ndjejnë vendet e Europës Lindore, përfshi edhe Shqipërinë.