Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga Derviçani foli dhe për çështjen e detit dhe bisedimet që ka bërë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
I pyetur se a do e çojnë ‘detin’ në Hagë, kreu i qeverisë u shpreh se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin. “Është një proces që e dikton një procedurë kushtetuese dhe ligjore, të cilën ne e respektojmë germë për germë”, deklaroi Rama.
Rama dhe Mistotakis janë takuar mesditën e sotme në Derviçan, Gjirokastër. Dy liderët janë pritur me entuziazëm nga banorët, të cilët kanë organizuar këngë e valle me motive greke.