Bota e futbollit përulet përpara Pele, të gjithë në lot për humbjen e “mbretit”: “Futbolli humbi më të madhin e historisë, ndërsa unë një mik unik. Futbolli do të jetë i yti përgjithmonë. Pushofsh në paqe”, shkruan Franz Beckenbauer, kampion bote me Gjermaninë në 1974, njëkohësish shok skuadre me Pele te Cosmos.
“Pele ishte zotëria i futbollit, historia e futbollit, zbulimi i futbollit, vetë historia”, shkruan Platini duke shtuar: “Edhe pse nuk e kemi parë duke luajtur, kemi folur gjithnjë për të. Nuk ishte më një njeri, nuk ishte një lojtar, por ishte zoti i futbollit. Jam shumë, shumë i prekur”, u shpreh ndër të tjera Platini.
“Në 2005 mora çmimin BBC direkte nga duart e tij, sot e kësaj ditë është një nga moment e mia më të bukura, moment për të cilin ndihem krenar. U prefsh në paqe mbreti Pele”, shkruan Jose Mourinho.
“Pele i pavdekshëm, përgjithmonë me ne”, shkruan presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino