Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se Roma zyrtare do të mbështesë çdo përpjekje për të arritur paqen në Ukrainë dhe se është e gatshme të jetë garantuese e procesit të paqes. Meloni njoftoi se planifikon të udhëtojë në Kiev në shkurt, para përvjetorit të parë të fillimit të luftës.
“Duhet të punojmë për një marrëveshje paqësore, në mënyrë konkrete. Na duhen sinjale nga të dyja palët. Nuk i kemi kryer deri më tani, por më vjen mirë të dëgjoj gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se ai synon të ndërmarrë iniciativa në këtë drejtim. Italia është e gatshme të jetë garantuese e procesit të paqes dhe unë planifikoj të udhëtoj në Kiev para 24 shkurtit”, tha Meloni.