Kryeministri Edi Rama pritet të zhvilloj një komunikim telefonik me homologun e tij Britanik, Rishi Sunak, bëjnë me dije burime për Report Tv.
Biseda pritet të zhvillohet pas debatit të ndezur për shqiptarët të cilët kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe dhe pas deklaratës së sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman e cila i cilësoi shqiptarët si kriminelë dhe pushtues.
Britania po tenton të ndjek një politikë të re për azilkërkuesit, duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza.