Më datë 22 dhjetor pritet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të kthehet sërish në Shqipëri, për t’u ndalur në jug të vendit, kryesisht Himarë, Finiq dhe Dropull.

Mitsotakis mbërrin në Himarë rreth orës 09:30 të mëngjesit të së enjtes.

Sipas axhendës, do të ketë takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe kishën e fshatit. Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, atëherë kur u mbajt edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por vizita u anulua. Ajo që u bë publike përmes një njoftimi në Tëitter të ambasadës greke bëhet me dije se vizita është shtyrë për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike.