Sara Hoxha është një nga konkurrentët më të përfolura të Dancing with the Stars.

Ajo mbrëmë ka përformuar një vals, i cili nuk është pëlqyer edhe shumë nga ana e jurisë e cila tha se ishte pa emocione dhe me disa gabime.

Pas kësaj ka reaguar blogerja, e cila justifikoi vetën duke thënë se kishte shumë pak kohë.

“Kishim vetëm 4 ditë kohë të mësonim kërcimin, të mësoja unë të aktroja…”, tha Sara.

Mirëpo në këtë moment ajo u ndërpre nga Dalina Buzi e cila duket se nuk i përton komentet e saj. Ajo i tha Sarës se vetëm justifikohej.

“Sara këtë nuk duhet ta thuash më kurrë se e ke bërë si justifikim. Këtë nuk duhet ta thuash më kurrë, nuk na intereson më shpirt se çdo njeri këtu do thotë kam 4 ditë kohë. Në fund ne duam të shikojmë kërcimin”, u shpreh ajo.