Mjegulla ka ‘pushtuar’ juglindjen e vendit. Një pjesë e mirë e zonave të Qarkut të Korçës diten e sotme janë mbuluar nga tymi i bardhë.
Mjegulla ka qenë e dendur edhe në rrugët kryesore nacionale përfshi dhe aksin Kapshticë-Qafë Plloçë. Në kushte të tilla policia rrugore i ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë në të gjitha zonat e perfshira nga mjegulla.
Për të shmangur keshtu aksidentet në këto rrugë ku dhe lëvizja e mjeteve është më e madhe. Nga ana e sektorit të qarkullimit nuk bëhet me dije për aksidente gjatë ditës së sotme. Kjo edhe falë masat të shtuara nga policia rrugore.