Nga
Shqiptarët e sidomos ato të Kosovës, nuk kanë kërkuar asgjë më shumë sesa popujt e tjerë të ish Jugosllavisë, pas shpërbërjes së saj, të jenë të pavarur dhe të ndjekin rrugën e tyre të organizimit politik, shtetëror e social. Madje, shqiptarët e kanë kërkuar vazhdimisht këtë gjë edhe para formimit të ish Jugosllavisë dhe gjatë saj, sepse janë i vetmi popull që nuk është pyetur kurrë nëse donte të bëhej pjesë e Jugosllavisë e po ashtu qëndrimi i tyre nën Serbi ka qenë gjithmonë një akt pushtimi i fituar me truqe ndërkombëtare nga Serbia ose nga rrethanat gjeopolitike. Nëse Serbët e kroatët vendosen të themelonin mbretërinë serbo-kroate, shqiptarët u bënë pa konsensusin e këtyre të fundit pjesë e një shteti që nuk kishin asgjë të përbashkët e për më tepër as konsensusin e tyre me vullnetin e lirë. Pra, është fakt historik se shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë të detyruar nën një pushtim të ishin pjesë e një realiteti që e kanë kundërshtuar me forcë vazhdimisht.
Megjithatë, edhe pse Serbia ka pranuar popujt e tjerë të Jugosllavisë me luftë të jetë të pavarur dhe t’i njoh si të tillë, këtë nuk e ka bërë me Kosovën edhe edhe kjo e fundit e fitoi pavarësinë falë luftës dhe rezistencës së armatosur! Ka pasur nga ata brenda Kosovës dhe po ashtu në Shqipëri që pas Shpalljes së Pavarësisë dhe njohjen e saj nga shtetet më të fuqishme të Perëndimit, filluan ta konsideronin një çështje të mbyllur ashtu si me republikat e tjera ish Jugosllave! Megjithatë, Serbia ndoqni strategjinë e presionit të vazhdueshëm duke shpresuar në faktorin kohë që rrethanat ndërkombëtare do të ndryshonin në favorin e tyre. Në fakt me kalimin e kohës Serbia e rikuperojë shumë pozicionin e saj ndërkombëtarë e kjo ka ndodhur për faktin se Perëndimi nga frika e afrimit të saj me Rusinë e ka toleruar edhe në ato përplasje që nuk duhet ta toleronin e për të cilën ndodhi edhe ndërhyrja e Natos në vitin 1999!
Ndoshta, nëse analizojmë me gjakftohtësi, Thaçi kishte të drejtë kur si zgjidhje të çështjes Kosovës përfshinte edhe çështjen e Preshevës e të Bujanocit! Nuk ka e nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare pa pasur një zgjidhje përfundimtare të çështjes së shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Problemi i serbëve dhe shqiptarëve është një problem shumë më madh se Kosova e kjo ka të bëj me pretendimet e vazhdueshme të serbëve ndaj territoreve etnike shqiptarëve që është përpjekur edhe me politika të dhunshme asimilimi t’i tjetërsojë, por rezultatet historik janë të tilla që Serbia ka dështuar në realizimet e saj. Është e njohur tashmë botërisht se shqiptarët nuk asimilohen as me dekada e as me shekuj e përkundrazi sa më shumë sulmohen e shtypen as më fortë bëhet për te ideja për të rezistuar e për të kërkuar me çdo kusht lirinë!
Nëse ka nga ata që menduan se me rastin e Kosovës hesapet me Serbinë kishin mbaruar, në fakt thjeshtë gaboheshin, sepse kjo e fundit jo vetëm nuk heq dorë, por ka aktualisht në shtetin e saj territore që historikisht nuk janë të saj siç janë Presheva dhe Bujanoci e disa territore të tjera.
Nuk mund të ketë paqe me Serbinë për sa kohë nuk ka zgjidhje të plotë e përfundimtare me të gjithë shqiptarët që ajo i ka asimiluar e po ashtu i ka shtypur për shekuj me radhë në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare. Situata aktuale në Serbi nuk është aspak pozitive dhe mandje edhe mund të pershkallezohet. Heshtja dhe pasiviteti i Tiranës është i papranueshëm e mandje edhe thuajse i turpshëm! Kosova nuk është tokë djerrë e braktisur dhe aty serbët mund të bëjnë çfarë të duan! Po ashtu vendet e Natos nuk mund të vazhdojnë të jenë tolerant ndaj Serbinë me motivimin e vetëm që kjo të mos jetë pro Rusisë duke e futur këtë të fundit në zemrën e Europës! Serbia ka deklaruar qartë dy gjëra:
– Kosovën nuk e lëshon
– Rusinë nuk e braktis
Në këto rrethana, Perëndimi duhet të angazhohet të mbrojë ndërhyrjen e tij ne vitin’99 e po ashtu të mbrojë vendimet e tij për njohjen e Pavarësisë së Kosovës! Megjithatë, shpresoj ta kem gabim, por hesapet me Serbinë nuk janë larë e ndoshta opsionet për të ndodhur janë ato që nuk do t’i dëshironte as një popull në Ballkan! (Shqiptarja.com)