Pasi priti të gjithë liderët e Bashkimit Evropian në Tiranë, kryeministri Rama nuk nguroi që edhe vetë të jepte një deklaratë për mediat e huaja. Fjala e Ramës ishte me batuta dhe ironi, ndërsa tha se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

“Është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do kishte përfytyruar që do ndodhte, por ndodhi.

Mendoj që është një sinjal i vetëdijes së BE se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkanin Perëndimor ka nevojë për BE. Kjo është e rëndësishme.

Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’ju mirëprisnim me atë mot dhe sollëm djellin për ju. Shpresoj ta vlerësoni”, tha Rama.

Ndërkohë i pyetur për arritjen e një dialogu mes Kosovës dhe Serbisë sot, kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk është e mundur.

“Është një pyetje lidhur me Serbinë dhe Kosovën. Nëse do zgjidhet sot, unë do të doja të ishte kështu, sepse dua që BE të kishte këtë magji, por nuk është kështu.

Është e vështirë, do të kërkojë kohën e vetë, por Ballkani Perëndimor kurrë nuk ka qenë më mirë dhe shqiptarët kudo që janë nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e tyre”, tha Rama.

Ai nuk kurseu as batutat: “Ka një ndryshim të madh sepse këtu është rock and roll në Bruksel është vetëm simfoni. Është shumë pak më e mërzitshme se Brukseli. I patë të gjithë, ishin të lumtur.

Nuk më kanë informuar se nuk ka problem për këtë. Do flasim më vonë dhe mos pini të gjithë verën që ju dhamë në mëngjes se është shumë e mirë dhe shumë efikase”.