Arber Kola, 30-vjeç ka rënën në prangat e bluve të kryeqytetit pasi shpërndante kanabis në doza në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave.
Nën hetim është vënë dhe motra e tij 32-vjeçare me iniciale Xh. K. Kur efektivët po kryenin kontroll në banesën e tyre, ajo ka tentuar të fshehë sasinë e drogë që vëllai i saj mbante në shtëpi.
Aktiviteti i paligjshëm i 30-vjeçari Kola ishte i përqendruar në zonën e Don Boskos në kryeqytet, dhe për më tepër afër disa shkollave. Kur u arrestua ai kishte me vete doza drogë, të cilat mesa duket i kishte përgatitur për t’i shitur.
Pas arrestimit të tij, policia kaloi në kontrollin e shtëpisë, ku motra e 30-vjeçarit tentoi të fshihte lëndën narkotike që ndodhej në banesë . U kontrolluan ambientet e jashtme dhe të brendshme të shtëpisë së tyre.
Si rezultat efektivët gjetën një sasi prej 2.5 kilogramë kanabis, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza si dhe 3 aparate celulare.
Arben Kola akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa motra e tij akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë.