Prej ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq. Orëve të fundit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët dhe me ndërprerje.

Ndërkohë orëve të fundit situata në Lumin Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish-kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha të përmbytura.