Gjithmonë ndryshe nga të tjerët. Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka uruar me disa fjalë të veçanta të gjithë për krishtlindje.
“Në këto momente të vështira për kaq shumë njerëz me sëmundje, luftëra, varfëri dhe vetmi në botë, me një ndjenjë trishtimi por edhe shprese, ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan ai.
E kishim parë në pankinë duke drejtuar skuadra, e kishim parë në konferenca shtypi, por asnjëherë portugezin nuk e kishim parë në këtë version.