Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la sot asnjë hapësirë për të rinegociuar disa nga kandidatët për bashkitë në 14 maj, me qëllim përfshirjen edhe të disa emrave që i mbështet kreu i grupit Enkelejd Alibeaj.

Një ditë më parë ishte organizatori i drekës së deputetëve, Xhelal Mziu, i cili u shpreh se 10-15 bashki mund të rinegociohen.

Kush e kontrollon BE-në që i ka ngrirë marrëdhëniet me PD-në?

PD nuk po bën gjë tjetër veçse po qëndron e pamposhtur ndaj cilitdo, ndaj korrupsionit ndërkombëtar që përdoret si mburojë për korrupsionin shqiptar. PD është përgjegjësie për të luftuar korrupsionin në Shqipëri dhe po e bën atë. PD ka për detyrë të bëjë transparencën para shqiptarëve. Sa i përket ngrirjes dhe shtrirjes, këto janë çështje të të tjerëve. Ne jemi të hapur. Ne po zbatojmë normat dhe standardet më të avancuara të lirisë. Ne nuk pranojmë që t’i caktojë kush kryetarin opozitës. Problemet nuk zgjidhen as me manipulime, as me mashtrime. Zgjidhen vetë, në dritën e të vërtetës. Nëse janë të gatshëm jemi të hapur, nëse nuk janë të gatshëm jemi të qëndrojmë deri në fund.

Ambasadorja Kim pati një përplasje me kryeministrin për kreun e ri të SPAK. Ju akuzoni zonjën Kim gjithashtu. Jeni në të njëjtën valë me kryeministrin Rama për këtë çështje?

Marrëdhëniet e mia me Guvernatoren janë të tjera. E kam denoncuar në çdo rast që ka shkelmuar mbi kushtetutën e këtij vendi dhe Konventën e Vjenës. Ajo është plotësisht e implikuar, kur e kam zbuluar i kam thënë që ke mashtruar. Ka kryer veprime të padenja në manipulimin e historisë të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. marrëdhëniet e Ramës janë punë dosjesh.

Mziu deklaroi se është folur në mënyrë informale që 10-15 kandidatë mund të rinegociohen. Do të jepni dakordësinë tuaj për të përfshirë edhe kandidatët e Alibeajt?

Jashtë primareve nuk njoh praktike tjetër. Ne kemi përcaktime. Kam respekt për Mziun dhe çdo njeri tjetër, por jashtë primareve nuk njoh praktikë tjetër.