Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare ishte ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini. Frattini ndërroi jetë në spitalin Gemelli në Romë , ku ishte shtruar prej disa kohësh.

Frattini ka luajtur rol vendimtar si Zëvendëspresident i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Drejtësinë, Liritë dhe Sigurinë, që ideoi dhe nisi zbatimin e procesit të liberalizimit të vizave për Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që si ministër i Jashtëm i Italisë, ka qenë protagonist kryesor në mbështetjen e zbatimit të plotë dhe përfundimtar të këtij procesi.

Silvio Berlusconi ishte ndër të parët që shprehu ngushëllimet e tij për ikjen e ish-ministrit.

“Ai ishte një shërbëtor i vërtetë i shtetit, do të më mungojë. Në Itali dhe jashtë saj u vlerësua për kompetencën e tij”, tha kreu i Forza Italia.