Sinoptikanët po ‘ngrenë alarmin’ në Mbretërinë e Bashkuar për motin e keq pasi thuhet se bora, shiu i ngrirë dhe temperaturatë e ulëta mund të rrezikojnë dhe jetën. Shiu i ngrirë është kur shiu bie në një sipërfaqe të ftohtë dhe ngrin pothuajse menjëherë, duke prodhuar efekte të habitshme duke e mbështjellë sipërfaqen në një shtresë akulli të pastër.
Sky News shkruan se këto kushte atmosferike janë të rralla në MB.
Temperaturat maksimale të ditës të hënë do të variojnë nga 11C deri në 14C, një kontrast i madh me temperaturat e javës së kaluar.
Parashikuesi i “Met Office” Marco Petagna tha: “Për momentin temperaturat e ditës janë në shifra të ulëta, dhe në shumë zona po qëndrojnë nën zero nën mbulesën e borës.”
Z. Petagna tha se është e zakontë që të arrihen këto temperatura në këtë periudhë të vitit, por kalimi nga shumë i ftohtë në shumë ngrohtë brenda një ose dy ditësh është mjaft i pazakontë.
Peter Jenkins, drejtor i “Water UK”, paralajmëroi se rritja e temperaturave mund të shkaktojë plasje të tubave, duke rrezikuar banesat.
“Kjo është arsyeja pse ne po u bëjmë thirrje të gjithëve që të kontrollojnë nëse tubat e tyre të ujit janë izoluar mirë tani dhe të ndjekin këshillat tona të thjeshta për të mbrojtur shtëpitë nga kushtet e motit”-u shpreh ai.
Paralajmërimi erdhi pasi shtëpitë në lagjen Camden të Londrës, në veri të Londrës, u evakuuan pasi një ujësjellës shpërtheu dhe përmbyti një rrugë. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se rreth 60 zjarrfikës u thirrën në Belsize Road, pranë Swiss Cottage, në orën 2:50 të mëngjesit të së shtunës në mëngjes pas një shpërthimi të ujit. Brigada tha se shumë shtëpi u përmbytën dhe zjarrfikësit u detyruan të evakuonin rreth 20 banorë të sigurt.