Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha para nisjes së Samitit të BE në Tiranë se në fund të këtij viti do të aplikojnë për në BE. Për gazetarët, ajo tha se këtu nuk është vendi për të dialoguar me Serbinë, por theksoi se duhet të përqendrohen tek njohja e ndërsjelltë.

Po ashtu, Osmani kërkoi nga BE që të kalojë nga fjalët në vepra, sidmos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

“Shpresoj që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi evropian.

Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, sidomos kur behet fjalë për liberalizimin vizave. Kosova do paraqesë aplikimin për në BE në fund të këtij viti.

Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit, nuk është vendi për dialog me Kosovës dhe Serbisë. Ne duhet të përqendrohemi tek njohja e ndërsjelltë”, tha Osmani.