Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kurti u shpreh se e ardhmja e Kosovës është unioni. Kreu i qeverisë u shpreh se Prishtina do bëjë ç’është e mundur për progresin dhe përkushtimin e reformave të reja transformuese që përkojnë me BE.
“Bazuar në aspiratat e vullnetit të vendit tonë për barazi, drejtësi e demokraci… E ardhmja e vendit tonë është brenda BE. Sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë, BE. Do ja dorëzojmë presidencës Çekë në prag nënshkrimin e sotshëm. Progresi do varet nga përkushtimi ynë për reforma të reja transformuese.
Do ecim përpara në meritën tonë. Pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit i kalojmë me progres shoqëror dhe rend demokratik.”- tha Kurti.