Çfarë do të blinit me 16 milionë në muaj? Po me 23 mijë euro në orë? Janë shifrat që klubi Al-Nassr i jep për të sjellë Cristiano Ronaldon në kampionatin e Arabisë Saudite, aq sa ata kanë formuluar një ofertë të bujshme që do të shkonte rreth 200 milionë në sezon.
CR7 do të merrte mbi 16.6 milionë euro në muaj, ose 555 mijë euro në ditë, 23 mijë euro në orë dhe 385 euro në minutë. Nga avionët ekskluzivë privatë, te supermakinat apo orët e shtrenjta, çfarë do të ishte e mundur të blihej me një rrogë kaq luksoze sa e tija.
Së pari, dy avionë privatë Embraer Phenom 300, që ka gjithçka brenda ashtu siç dëshiron Ronaldo. Së dyti, do të blinte një papafingo në zemrën e Romës, që fillon nga 8.5 milionë euro e lart.
Gjithashtu një Ferrari California 250 GT që e ngiste Alen Delon, e cila u shit për 16.3 milionë euro. Me pagën e dhënë nga sheikët, portugezi do të mund të blinte çdo orë të ditës nga një Rolex Yacht dore, që kushton 23 mijë euro
Sipas llogarive, Cristiano Ronaldo me atë pagë mund të blinte dy shishe Dom Perignon në minutë të 2012, që shkon 170 euro copa. E sa shumë gjëra të tjera mund të blinte, por duket se Ronaldo ka vendosur t’i thotë jo ofertës arabe.