Sa më shumë afrohet data e nisjes së sezonit të dytë të “Big Brother Vip”, aq më shumë shtohet edhe kurioziteti për të mësuar banorët që do të bëhen pjesë e aventurës mbi 100-ditëshe. Prej kohësh tashmë kanë nisur dyshimet për emrat e parë që do të bëhen pjesë dhe dita-ditës qarkullojnë emra të rinj që pritet të bëhen pjesë e reality-show-t. Së fundmi listës së emrave që janë përfolur si banorë të “BBV2”, i shtohen edhe dy ish-konkurrente të “Për’puthen”, Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa.

Sipas “Kryefjala.com” dy shoqet e ngushta i kanë thënë “po” ftesës së produksionit.

Ditën e djeshme u raportuar gjithashtu se aktori i njohur Amos Zaharia dhe Dj Adam Reevs, emri i vërtetë i të cilit është Ilir Memushaj, do të jenë dy banorë të tjerë që do t’i bashkohen kastit të konkurrentëve të “Big Brother Vip 2.” Nga vetë artistët nuk ka ende asnjë reagim, megjithatë edhe pak ditë kanë mbetur që gjithçka të konfirmohet. Kjo pasi spektakli do të nisë këtë të shtunë, 24 dhjetor, siç është konfirmuar edhe nga vetë produksioni.

Kujtojmë se ish-partnerja e Amos Zaharias, Gigliola Haveriku, është bërë pjesë e të njejtit format në Kosovë. Deri më tani ajo është banroja e fundit që i është bashkuar “Big Brother Vip Kosova.” Ndërkohë sa i përket sezonit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, emrat që janë përfolur deri më tani si konkurrentë janë, Kiara Tito, Albi Nako, Jori Dielli, Olta Gixhari, Tea Trifoni dhe Eva Aliko.