Pas disa ditësh për ta instaluar, këtë mbrëmje janë ndezur dritat e pemës në qendër të sheshit “Skënderbej”. Në praninë e dhjetëra qytetarëve, kryebashkiaku Erion Veliaj ndezi dritat shumëngjyrëshe.
Në sheshin “Skënderbej” është ndërtuar fshati i festave që shpërndan magjinë e festave të fundvitit. Krahas Fan Zonës ku ndiqen ndeshjet e botërorit, po vendosen shtëpizat e drurit si dhe lodrat në shesh, ku fëmijë e të rinj do kenë mundësi të argëtohen në këtë periudhë festash.
Zbukurimet janë vendosur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit është një traditë që ndiqet prej vitesh tashmë.