DASHI
Shenja e dashit do të ketë një janar intensiv përsa i përket çështjeve sentimentale. Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh.

LUANI
Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja. Kjo është një sfidë që do ta kaloni me sukses. Gjysma e parë e janarit do të shoqërohet kryesisht me flirtime dhe ndjesi sporadike, kurse fundi i muajit është ajo periudhë që do t’ju të bëjë të ndieni sërish fluturat në stomak. Shijojeni!

PESHQIT
Peshqit janë një ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut. Janë vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, atyre emocioneve që të trondisin qenien, mirëpo 2022 nuk është treguar aq bujar me ta. Mos u pezmatoni, ju pret një janar i mbushur me njohje të reja.