A i ndikon marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç mungesa e Serbisë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor? Kësaj pyetje iu përgjigj sot kryeministri i Shqipërisë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët dhe qytetarët. Ai u shpreh i bindur se pavarësisht deklaratave të Vuçiç, ai do të jetë patjetër në Tiranë më 6 Dhjetor.
“Unë nuk emocionohem nga asnjë deklaratë e politikanëve brenda apo jashtë. Aq më tepër kur bëhen për konsum të politikave të brendshme. Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër. Sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë” – tha Rama.