Ekonomisti Dritan Shano thotë se opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët, por qëndron për të përfituar si zgjidhja e dëshpërimit.

Ndaj sipas tij, PD si partia më e madhe opozitare duhet të refuzohet me votë që t’i bjerë legjitimiteti që pretendohet se e ka..

“Opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët, por qëndron atje për të përfituar si zgjidhja e dëshpërimit të shqiptarëve, pasi shqiptarët nuk kanë se ku shkojnë dhe do të shkojnë atje, sepse ata nuk afrojnë asgjë, asnjë alternativë dhe zgjidhje.

Prandaj shqiptarët duhet ta refuzojnë me votë që t’i bjerë legjitimiteti i pretenduar që nuk e kanë.

Një shqiptar i shpallur non grata nuk i shërben shqiptarit dhe duhet të mbyllet në shtëpi e të pijë uthull nga turpi, jo tu thotë shqiptarëve që është shpresa e së ardhmes”, është shprehur Shano në emisionin “Ora e Betit”.