Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Kretë, pak orë para fundit të vitit 2022.

Sipas mediave greke, në orën 20:00 të së premtes, një 53-vjeçar shqiptar është gjetur pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, i cili dyshohet se kishte probleme me alkoolin. Ndërsa është njoftuar ambulanca, por ishte tepër vonë.

Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një 46- vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën doza droge.

Ndërkohë, pritet që autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.