Vullkani më i lartë i Indonezisë ka lëshuar re gazi dhe lumenj llave, duke detyruar qindra persona të evakuohen nga ishulli me popullsi të dendur.

Llava e nxehtë u fotografua duke rrjedhur poshtë shpateve të malit Semeru, duke u drejtuar drejt një lumi aty pranë, ndërsa disa fshatra u mbuluan me hirin e rënë.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima, por disa qindra njerëz janë zhvendosur në strehimore të përkohshme ose zona të tjera të sigurta.

Sipas zëdhënësit të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Abdul Muhari, reshjet masive të shiut gërryen dhe më në fund shembën kupolën e llavës në vullkanin 3676 metra, i cili shkaktoi shpërthimin.
Shpërthimi i fundit i madh i Semerut ishte në dhjetor të vitit të kaluar dhe la 51 njerëz të vdekur.