Fero dhe Arbenita janë shndërruar në personazhet më të përfolur të momentit, dyshja nuk ndiqen me njëri-tjetrin më në rrjetet sociale dhe kjo u bë shkas që të përflitet për ndarje.
Dyshimet i shtoi reagimi i Feros me nota tallëse e ironie ku u shpreh se po vuan nga ndarja. Ndërsa tani është radha e Arbenitës për të reaguar por ajo ka zgjedhur një formë tjetër. Së fundmi ajo postoi një video me një audio e cila duket se mesazhin e ka të qartë. “Oh unë isha e keqe për ty? Nuk të kujtohet kur unë isha një vajzë e mirë për ty? E mirë…e mirë…e mirë përsëri…përsëri dhe përsëri…
Këtë video modelja e ka shoqëruar me përshkrimin: “Atyre nuk iu pëlqen kur ti i trajton njësoj siç ata të trajtuan ty”.