Pele, një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, ka lënë pas një trashëgimi të madhe, jo vetëm për botën e futbollit, por dhe një pasuri të madhe për familjarët e tij që i qëndruan pranë deri në momentet e fundit.

Sipas faqes së specializuar ‘Celebrity Net Wort’, fituesi i tre herë i Botërorit, ka lënë një pasuri mbi 100 milionë dollarëshe.

Pasuria e Peles ka ardhur jo vetëm nga futbolli i luajtur, por edhe prej kontratave të majme publicitare, të drejtave të shfrytëzimit të imazhit dhe shumë kanaleve të tjera që kanë pak lidhje me lojën se cilës i dha shumë.