Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar sot se sapo është miratuar në Qeveri vendimi që parashikon ngritjen e sistemit të Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me qeverinë italiane.
Deklarata e Peleshit:
U miratua një p/vendim, marrëveshje ndërqeveritare mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Do ndërtohet një qendër në Tiranë më pas në të 12 prefekturat e 4 qendrat e mbrojtjes civile do ndërtohen sallat operacionale të ndërlidhura në rrjet.
Do blejmë dhe dy mjete ajrore specifike për mbrojtjen kundër zjarreve.