Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar sot se qeveria shqiptare është në diskutime me zyrtarë të lartë të NATO-s për ngritjen e portit ushtarak pranë Portit të ri të Porto Romanos
Deklarata e Peleshit:
Faleminderit që ma dhatë mundësinë të informoj dhe publikun lidhur me një takim së fundmi që unë kam patur para disa ditësh në qendrën e NATO-s, në Belgjikë me komandantin suprem të NATO-s, gjeneral Cavoli. Një nga pikat e diskutimeve ishte dhe mundësia e mbështetjes nga NATO të Portit Ushtarak pranë Portit të ri të Porto Romanos.
Ky është projekt shumw i rëndësishëm, për Shqipërinë po e po, por ne mendojmë edhe për vetë aleancën, pasi, siç e ka thënë vetë gjeneral Cavoli, komandanti suprem sot i NATO-s, para 1 viti kur ka qenë në Shqipëri, Durrësi, si portë hyrëse për në Ballkanin Perëndimor dhe në krahun lindor të NATO-s, është shumë i rëndësishëm për aleancën e NATO-s.